Turqi, 7 emigrantë të mbytur

Turqi, 7 emigrantë të mbytur

Shtatë vetë, përfshirë pesë fëmijë, humbën jetën jetën kur një varkë me emigrantë u mbyt në bregun veriperëndimor në Turqi, tha roja bregdetare, duke shtuar se pesë të tjerë u shpëtuan.

Varka vinte prej bregut të Ayvalik-ut pjesë e provincë së Balikesir-it dhe bartte gjithsej 17 emigrantë.

Sipas një deklarate, roja bregdetare tha se kërkimi dhe operacioni i shpëtimit përfshinë katër varka dhe dy helikopterë, në përpjekje për të gjetur, katër emigrantët dhe një emigrant të dyshuar si kontabandist.

Më 2015, Turqia u bë një një nga pikat kryesore, ku hynin për të shkuar më tej në territorin e BE-së emigrantët, shumica e të cilëve i iknin konflikteve dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Lëvizja u ndërpre në mënyrë drastike më 2016 nga një pakt mes Ankarasë dhe BE-së. /sipas Reuters, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy