
“Marrëdhënia e biznesit me policinë tatimore, kjo më bezdis shumë. Shoh segmente të korruptuara që guxojnë tu bien në qafë atyre që janë të detyruar të dalin, u bien në qafë atyre që nuk duhet”, ky ishte një prej shqetësimeve që analisti Mustafa Nano i shprehu kandidates së PS në listën e Tiranës, Bora Muzhaqi.
Lidhur me këtë çështje Muzhaqi deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se PS dhe qeveria synojnë pikërisht minimizimin e kontrolleve tatimore ndaj biznesit përmes fiskalizimit.
Pjesë nga intervista:
Marrëdhënia e biznesit me policinë tatimore, kjo më bezdis shumë. Shoh segmente të korruptuara që guxojnë tu bien në qafë atyre që janë të detyruar të dalin, u bien në qafë atyre që nuk duhet.
Muzhaqi: Kjo është diçka që nuk e dëgjoj për herë të parë dhe një nga arsyet e fiskalizimit është pikërisht kjo. Fiskalizimi krijon mundësinë e kontrollit të biznesit nga zyra e tij, nëse shikon diçka që nuk shkon vetëm atëherë mund ti targetohet biznesit. Ne si qeveri dhe si PS kemi synim minimizimin e këtyre kontrolleve.
Taksa e sheshtë vs taksa progresive është kaq e rëndësishme, mua që jam i paditur më duket pa rëndësi, a ka rëndësi?
Muzhaqi: Patjetër, është një diskutim i rëndësishëm që impakton çdo shqiptar që punon. Është një diskutim parimor që kërkon të dijë çfarë duam ne. PS barrën e taksës kërkon ta shtyj tek ata që paguhen më shumë. 9% që PD propozon duket shumë i bukur në teori por nëse ulesh dhe bën një matematikë të thjeshtë dhe përllogarit taksën progresive. 9% i opozitës afekton 3% të shqiptarëve pozitivisht dhe pjesën tjetër shumë pak ose fare.



