Punësime një muaj para zgjedhjeve, Mandija çon në prokurori 3 institucione shtetërore

Punësime një muaj para zgjedhjeve, Mandija çon në prokurori 3 institucione shtetërore

Punësime në Drejtorinë e Ujesjëllës-Kanalizimeve në Durrës në prag të zgjedhjeve. Me këtë argument, zyra e zv.kryeministres i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësimin e disa rasteve të konstatuara në këtë institucion në periudhën 25 maj – 13 qershor. Zyra e zv.kryeministres Mandija e kosnideron këtë konstatim shkelje të Kodit Elektoral dhe kërkon nisjen e hetimit.

Taks Forca e kryesuar nga Mandija ka konstatuar të njëjtën shkelje edhe në Albpetrol. Sipas njoftimit, në këtë shoqëri,e cila ka vartësi direkt nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pas datës 26 maj 2017 janë punësuar 18 shtetas në shkelje të Kodit Elektoral.

Po ashtu, punësime të tilla janë konstatuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudha.

“Zyra e zv.kryeministres Mandija njofton Prokurorinë se ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Për këtë arsye materiali i është përcjell për vlerësim të mëtejshëm Prokurorisë”, thuhet në njoftim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy