
Dje blegtorët dolën në rrugë dhe protestuan kundër uljes së çmimit të qumështit nga pikat e grumbullimit. Lidhur me këtë Edmond Panariti në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se fabrikat e marrin çmimin e qumështit nën kosto.
Ai tha se duhet të ulet TVSH për prodhimet bujqësore dhe se 5-fishohen fondet për bujqësinë dhe blegtorinë. Sipas tij duhet të financohet blegtoria sepse nëse nuk ndërhyhet do të shkohet drejt falimentimit.
Ajo është një protestë mbijetese, ekzistenciale, ata mund të shuhen përfundimisht si biznese sepse askush nuk mund të shesë nën kosto. E tunduar nga ofertat e importit nuk pranon të rrisë çmimin e blerjes nga fermerët.
Duket sikur ka konflikt midis prodhuesit dhe grumbulluesit, por politika e zhvillimit të bujqërisë ka qenë të largojmë qumështin me bidona në rrugë dhe ta dërgonim në pikat e grumbullimit, por s’ka rrugë tjetër por ta çojmë te pikat e grumbullimit por ata e kërkojnë me çmim nën kosto.
Pra nuk ka rrugë tjetër për të vendosur një rrugë mes fermerit dhe grumbulluesit dhe këtë mund ta bëjë vetëm shteti.
Më tej ai theksoi se gara e qumështit shqiptar i ngjan dy garuesve njëri ka veshur atletet tjetri që është fermeri shqiptar ka një gjyle në këmbë.
Në rast se ne se heqim këtë barrë fiskale mbi supet e prodhimit shqiptar dhe nuk 5 fishojmë fondet në bujqësi, ne do të shkojmë drejt falimentit. Qeveria duhet patjetër të heqë këtë barrë fiskale, të ulë TVSH në 5 % në mënyrë që kjo të reflektojë menjëherë te blerjet.
Marrëdhëniet mes prodhuesit dhe grumbulluesit duhet të jenë marrëdhënie miqësore. Si dueht bërë kjo punë që të dy palët të jenë të kënaqura, duhet të financohet fortë prodhimi blegtoral sepse pa financime të fuqishme nuk mbahet blegtoria.
18% e buxhetit total në BE shkon për blegtorinë. Nëse duam ta ndihmojmë fermerin duhet të ndryshojmë politikën e financimeve. Unë i shoh ditë të zeza këto të bujqësisë nëse nuk ka ndërhyrje do të shkojë drejt falimentimit.



