Soko: Pa remitancat do kishte varfëri ekstreme në Shqipëri. Varësia, tregues i një vendi të prapambetur dhe keqqeverisur

Soko: Pa remitancat do kishte varfëri ekstreme në Shqipëri. Varësia, tregues i një vendi të prapambetur dhe keqqeverisur

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në “MCN Economy” se varësia nga remitancat në Shqipëri është tregues i një vendi të pazhvilluar, të prapambetur dhe të keqqeverisur.

Ai theksoi se  nëse nuk do ishin paratë e remitancave, në Shqipëri do të kishte varfëri ekstreme. 

Ka pasur edhe vjet remintanca, kemi edhe sivjet. Nuk do ishte tundur kaq shumë kursi i këmbimit vetëm nga këto lekë. Ne kemi shtuar rreth 60 milionë sivjet. Është i papërfillshëm komplet. Remitancat në vetvete pavarësisht se aty ka hapësirë për të qenë të pasaktë. Unë personalisht e konsideroj zyrtare, reale shifrën që me jep BSH, duke pasur hamendësimet e tjera. Që prej vitit 2015 kemi një rritje të numrit të prurjeve. Cikli i vjetër i emigrimit është shkëputur nga Shqipëria. Është hapur një cikël i ri emigrimi. Jemi në pikun e ciklit të dytë të emigrimit. Emigrantët që nisin nga vitit 2009 e këtej. Rritja e ritmit në vitet 2016, 2017, 2019....Një rol luan edhe zhvlerësimi i parasë. Nuk ka më të njëjtën vlerë paraja. Edhe dërgesat janë të kondicionuara nga kërkesat që janë nga brenda. Edhe me 1 mijë euro thotë familja, s’ia dalim dot me këto që na sjell”, tha Soko. 

Është tregues i vendeve të pazhvilluara dhe të keqqeverisura. Remitancat janë 5 për qind të PBB-së. Në pamje të parë duket sikur nuk është shumë. Nga 50 për qind e qytetarëve shqiptarë që do të duhet të kontribuonin në Shqipëri, nga këta 2 milionë, marrim vetëm 5 për qind. Nëse heqim remitancat këtu varfëria shkon 60-70 për qind. Niveli i mbijetesës shkon në nivele marramendëse. Remitancat plotësojnë disa boshllëqe që qeveria shqiptare nuk i plotëson dot. Nuk jetohet në Shqipëri me 300 mijë lekë të vjetra pension. Mënyra e keqqeverisjes ka krijuar këtë realitet, ku 50 për qind janë detyruar të largohen nga Shqipëria, dhe kontributi i tyre katandiset në 5 për qind të PBB-së. Nëse do të ishin në Shqipëri do kishim të paktën 40 miliardë dollarë. Ndërkohë kemi vetëm 20 miliardë. Na mungojnë iniciativat e tyre, do kishte hapur biznes dikush, do kishte qenë edhe i suksesshëm. Një vend i varur nga remitancat tregojnë prapambetjen e vet. Një pensionist në fshat merr 80 mijë lekë të vjetra! Çfarë mund të blejë me 2600 lekë në ditë?!”, shtoi ai. 

Lidhur me të drejtat e emigrantëve, Soko tha se e drejta e votës është më relevantja, por që lihen enkas jashtë pasi kemi të bëjmë me njerëz të lirë dhe të pakontrollueshëm.

"E drejta e votës së emigrantëve është shumë relevante. Kam përshtypje se lihet enkas jashtë të drejtës për të shprehur gjithë trupa e emigrantëve shqiptarë. Janë një forcë e pakontrollueshme, sepse janë njerëz të lirë, nga vargonjtë që të jep jeta në Shqipëri. Jam totalisht pro votës së emigrantëve, sepse janë njerëz të lirë që e ndërtojnë opinionin e tyre mbi atë çka ata besojnë. S’kanë frikë nga tatimorët shqiptarë, sepse s’jetojnë në Shqipëri", tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy