Një person i dënuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Efektivët e policisë finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 66”, gjatë të cilit u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 6 maj 2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.



