
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gent Trenova, përgjimet e dala nga zbërthimi i aplikacioneve Sky ECC dhe Encrochat, i sheh si risi që vjen nga teknologjia.
Duke folur për MCN Live, Trenova tha se sa më të përparuar të jemi në teknologji aq më të ekspozuar bëhemi dhe ndaj hetimeve dhe për t’u zbuluar.
Në vijim shtoi se shumë persona kanë menduar se përdorimi i këtyre aplikacioneve kanë siguri, ndaj kanë folur haptazi me njeri tjetrin, kjo ishte një rënie në kurth, por se mbetet për t’u parë se si do të përdoren këto mesazhe.
Edhe për gjykatën është një gjë e re që përballet me këtë lloj prove, dokumenti dhe aplikacioni, se si do e trajtojë në pjesën e provave.
Do shohim rrugës se si do përshtatet prokuroria, gjykata dhe legjislacioni me këtë fazë të re.
Vakum ligjor deri diku ka por jo plotësisht, por edhe legjislacioni ka dhe parashikimet e veta, për mënyrën e marrjes së këtyre provave, si administrohen dhe përdoren.
Materiali i marrë nga serveri që ndodhet në Francë nëse përputhet me legjislacionin e autoriteteve franceze gjyqësore, ato janë më se të mjaftueshme si prova, nëpërmjet letër-porosisë, mund të përdoren si prova.
Por se sa do të zbulojë aktivitet kriminal është tjetër gjë.
Këto prova nuk janë në nivelin e mjaftueshëm për të ngritur akuzë, por nëse bisedat konfirmohen me dosje apo hetime konkrete qoftë në Shqipëri apo shtete të huaja, ato janë një nga provat e tjera që mund të çojë çështjen në gjykim dhe persona të caktuar mund të dënohen nga gjykata.
Bisedat kanë ndodhur rreth viteve 2020-2021 dhe asgjësimi i përdorimit të tyre ka ndodhur gjatë 2021-2022.
Gjithë materiali ka ardhur në Shqipëri nëpërmjet dy rrugëve të ndryshme. Mendoj se hetimet për këto grupe kriminale nga ana e SPAK, janë me vonesë.
Nuk ka pasur nevojë për hetime të thelluara, pasi kanë qenë të dhëna provueshmërie.
Kjo krijon dyshime se mund të ketë një hetim selektiv, të hetohen dhe godasin personazhe që nuk i prishin punë dikujt, ose qeverisë ose politikës, ose mund t’i përdorin për një moment të caktuar.
Dhe hetimet për personazhe të rëndësishëm i shpejton ose i ngadalëson dhe pastaj bën goditje sipas një axhende politike dhe jo sipas një plani pune të pavarur nga interesat e politikës.
Nëse një personazh politik vazhdon të qëndrojë në politikë për vite të tëra dhe ti e ndihmon që të qëndrojë dhe 2-3 vite të tjera, ti ke humbur dhe kohën.



