Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi për përplasjen mes Izraelit dhe Iranit thotë se bota është në luftë botërore de fakto por se nuk është shpallur lufta botërore de jure.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se nuk është diçka e papritur dhe befasuese përplasja e radhës, pasi prej mbi një viti Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer përplasje dhe zjarr me njeri tjetrin.
Sigurisht që kjo është përplasje më e fortë, por do të shpresonim shumë që mos të agravohej situata. Jam i bindur se konflikti mes Iranit dhe Izraelit nuk mund të tërheq rajonin në luftë. Problematika më e madhe e shteteve sunite është revolta e brendshme.
Deri tani shtetet sunite ia kanë dalë që t’iu rezistojnë presioneve, edhe barbaritë gjenodiciale mbi Gazën dhe presionet nga brenda se e dinë që pika kyçe është përfshirja e shteteve sunite në konfliktin rajonal dhe botëror. Në rast të përshkallëzimit të konfliktit dhe angazhimit të shteteve sunite, supozohet se vendet e tjera nuk do të rrinë duarkryq.
Në momentin që filloi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës efekti i parë që u ndje, ishte rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë.
Një efekt i tillë mund të pritet dhe tani, se kemi të bëjmë me fusha nafte dhe gazi. Por fatura njerëzore është ajo që po përpiqet të parandalohet.
Konflikti rrezikon dhe në rast se do bëhen veprime provokuese ndaj shteteve sunite, të të dy palëve të përfshira në konflikt, Iranit dhe Izraelit dhe bazat amerikane dhe shtete të ndryshme, mendoj se do të ketë përshkallëzim.
Trump ka reaguar shumë shpejt për të treguar se nuk ishin në dijeni.



