Në hyrje të seancës së sotme parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se fokusi i tij do të jetë tek problemet e qytetarëve.
Ai tha se për një vit e gjysmë Partia Demokratike ka qenë në sulm dhe është marrë me veten e vetë, por se ka marr fund kjo kohë.
Ditë për ditë do jemi me njerëzit dhe për njerëzit. Po çfarë do protestojnë ata atje, për minimumin jetik, emigracionin, vendet e punës më një rrogë te përballueshme, këta janë hallet e shqiptarëve.
Nuk merremi me lojërat e vogla. PD do të fokusohet tërësisht tek problemet e shqiptarëve. Koha ku merreshin më njëri-tjerrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund.
Aleanca e kullave nuk do e mbajë peng Partinë Demokratike.



