Ofruesit e internetit në vend shprehin shqetësim lidhur me numrin e lartë të të autorizimeve që Autoriteti i Shërbimeve Telefonike dhe postare ka lëshuar në vitet e fundit për këtë shërbim. Sipas tyre kjo ka sjell deformimin të tregut. Kreu i AKEP, Gentian Sala, njoftoi se prej shkurtit të ardhshëm, do të merren masa ndaluese nëpërmjet një akti rregullator.



