Daçiç-Izraelit: Kosova është Jeruzalemi ynë

Daçiç-Izraelit: Kosova është Jeruzalemi ynë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha sot në Beograd se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me një traditë të pasur dhe shtoi se Kosova është një Jeruzalem serb.

Duke folur në konferencën me rastin e 25-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Serbisë, Daçiç tha se Serbia e vlerëson qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Zonja dhe zotërinj, Kosova është Jeruzalemi ynë", tha Daçiç në një fjalimin hyrës.

Ministri serb tha se "vlerësimi personal" i tij është se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin në kohën e ish-Jugosllavisë ishte një gabim i madh.

Jugosllavia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në vitin 1967.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy