
Pedagogu Roland Bejko tha në studion e lajmeve të MCN Tv se opozita paralelisht me denoncimet duhet të bëjë dhe kalkulimet elektorale pasi një sondazh i fundit ka nxjerrë në pah që Berishën e mbështesin vetëm 14% e shqiptarëve.
Megjithatë, sipas Bejkos Berisha e ka mbyllur çështjen e pushteti dhe se objektivin e tij për të qenë kryetar i opozitës e ka arritur.
Opozita duhet të bëjë denoncime, por paralelisht duhet të bëjë dhe kalkulimet elektorale. Dje pamë një sondazh të nxjerrë nga Instituti Republikan Amerikan, i cili e ka nxjerr mbështetjen e Berishës 14% tek shqiptarë. Ndërkohë Edi Rama dhe pse ka rënë ishte 36% apo 33%. Kjo është alarmante për opozitën. Në 12 vjet qeverisje, me një qeveri hiper të korruptuar dhe opozita të jetë edhe më keq se kjo qeveri e korruptuar, ky është problemi. Lidershipi i PD-së duhet të ulet dhe të bëjë analizën dhe të gjejë mekanizmat si të shtojë mbështetësit dhe të përmbysë këtë lloj perceptimi që ka publiku për opozitën. A mundet? Edhe sikur të dojë e ka të pamundur, e ka shumë të vështirë ta bëjë Berisha në kushtet në të cilat gjendet. Nuk ka interesim nga Berisha që të arrijë të bëjë në atë që ka bërë në kushtet e 2005.
Këto denoncime që bëhen kot, Berisha e ka mbyllur çështjen e pushtetit. Atë që ka dashur të realizonte për të qenë kryetari i opozitës, për të qenë figura numër dy e vendit e ka realizuar. Rama e ndihmoi Berishën në të gjithë rrugëtimin e tij, që në momentin kur bëri foltoren dhe derisa sa mori legalitetin e PD-së. Rama është komod duke vendosur Berishën atje.



