
Dy palestinezë kanë mbetur të vrarë në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, në një sulm të kryer mëngjesin e sotëm nga Izraeli, i dyti në 12 orët e fundit. Lajmin e bëjnë të ditur burime spitalore që i kanë identifikuar dy viktimat, një 25-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të cilët kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror.
Izraeli ka bërë të ditur se nuk ka kryer sulm ajror në këtë zonë dhe zjarri është hapur nga një karvan ushtarak kundër Hamasit. “Ky sulm është kryer pas tentativave të palestinezëve për të sabotuar infrastrukturën e sigurisë përgjatë kufirit nga ana e organizatës terroriste Hamas”, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite.



