Policia e Tiranës: Ja 12 njerëzit më të kërkuar në vend (FOTO)

Policia e Tiranës: Ja 12 njerëzit më të kërkuar në vend (FOTO)

Policia e kryeqytetit ka publikuar emrat dhe fotot e 12 personave më të kërkuar dhe që kanë rrezikshmëri të lartë në vend.

Përmes portalit të lançuar ditën e sotme të policisë së kryeqytetit, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të informojnë uniformat blu në rast se kanë informacion mbi këta individë.

Duke siguruar se do të ruhet anonimati, policia e Tiranës sqaron se qytetarët mund të denoncojnë të dhëna për personat në fjalë përmes komisariatit dixhital ose duke njoftuar uniforma blu përmes numrit  të Policisë.

12 njerëzit më të kërkuar nga Policia e Tiranës

1 - Eduart Xhavit Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje".

2 - Eduart Gani Kuliçi, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

3 - Bashkim Riza Ferati, i dënuar me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

4 - Kujtim Demir Demiri, i dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i të miturve”.

5 - Blenis Mihallaq Shyti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

6 - Fation Agim Muharremi, i dënuar me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”.

7 - Kreshnik Dëfrim Spahiu, i dënuar me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”.

8 - Valentina Gëzim Tufina, e dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i lëndëve narkotike”.

9 – Endrit Arben Daci, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

10 - Adriana Rakip Çakmak, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit.

11 - Çetina Xheladin Zajmi, e dënuar me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”.

12 - Florjan Robert Qafa, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy