Gjuetia e shtrigave në Indi, besëtytnia e vjetër që përndjek ende gratë

Gjuetia e shtrigave në Indi, besëtytnia e vjetër që përndjek ende gratë

Rreth 2 mijë gra, në periferi të Indisë, kanë humbur jetën dekadën e fundit si pasojë e besëtytnive që I dënojnë ata pasi dyshohen se merren me magji. Shumë organizata të shoqërisë civile janë angazhuar për të kuruar këtë plagë të vjetër prej shekujsh, që merr ende jetë njerëzish.

“Ti je një shtrigë”, ishte akuza që edhe familjarët I bënë njërës  prej të mbijetuarave e cila rrëfen dramën e saj.

Disa burra dhe gra e futën të renë në një shtëpi të zonës, mbyllën derën pas saj dhe e rrahën barbarisht derisa i ra të fikët. E lanë për të vdekur, por fati deshi qe të shpëtojë. Akuza ishte se me magjitë e saj kishte bërë që t’i shkonin punët keq disa njerëzve në fshat. Për shekuj me radhë, nëse të korrat do të dështonin, do të thahej uji i pusit apo një anëtar i familjes do të sëmurej dhe fshatarët do të gjenin dikë - pothuajse gjithmonë një grua - për ta fajësuar për një fatkeqësi shkakun e të cilës nuk e kuptonin.

Supersticioni në shumë zona periferike të Indisë nuk është zhdukur. Por akuzat për magji tani shpesh janë thjesht një mjet për të shtypur gratë, thonë aktivistë të të drejtave civile. Motivet mund të jenë rrëmbimi i trashëgimisë së gocës, dëbimi nga shtëpia ose për të justifikuar dhunën.

Shumë rajone të mëdha në Indi kanë miratuar ligje kundër kësaj praktike, me dispozita deri me burgim të përjetshëm, por situate paraqitet e rëndë në zonat fisnore indigjene. Nga viti 2010 deri në vitin 2021, më shumë se 1,500 njerëz u vranë në Indi pas akuzave për magji, sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimeve të Krimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy