Të përfshirë në tregtinë e drogës, arrestohen dy persona në Kuçovë/ Sekuestrohet një shumë e madhe parash

Të përfshirë në tregtinë e drogës, arrestohen dy persona në Kuçovë/ Sekuestrohet një shumë e madhe parash

Dy persona të dyshuar si të përfshirë në tregtinë e drogës janë vënë në prangat e policisë së Kuçovës, ndërsa iu është sekuestruar një shumë e madhe parash.

Si rezultat i hetimeve intensive, të ndjekura me metoda proaktive, nga Policia dhe Prokuroria e qarkut Berat, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat vunë në pranga shtetasit Andrea Bizdani, 23 vjeç dhe Florjan Kërkuta, 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.

Nga kontrollet, në banesën e shtetasit Andrea Bizdani, u gjetën 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok, ndërsa në banesën e shtetasit Florjan Kërkuta, u gjetën dy shkopinj metalik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy