Zilia mes femrave, nga ajo reale tek digjitalja

Zilia mes femrave, nga ajo reale tek digjitalja

Ndodh shpesh në moshën 40, 50 ose 60 vjeç t’i japim fund disa shoqërive të cilat nuk funksionojnë më. Motivi? Zilia. Këshillat për të përballuar situatën i sjell aktorja në librin e ri "Le cose che facciamo, manuale per ragazze grandi".

“Shpesh arsyeja e prishjes së shumë miqësive, të cilat nuk janë funksionale, është zilia”, kështu mendon autorja Silvia Paoli, e cila i ka dedikuar një kapitull kësaj teme.

Zilia për atë që e ndjen është e pashmangshme në situata të ndryshme. Për shembull: Nëse ti del për një gotë verë, shoqja mendon se ti vetëm argëtohesh. Nëse ti je në shtëpi, ajo sërish të thotë: Sa me fat je, po shijon shtëpinë. Nëse je e fejuar sërish të ka zili se ke dikë që të do, nëse je beqare mendon se ti e shijon jetën. Nuk ka ndryshime, zilia nuk njeh qetësi.

Këtu janë 5 llojet e zilisë, në një shkallë në rritje të dëmshme edhe me shtimin e zilisë së shfaqur në rrjete sociale.

Zilia e lumtur

Një shoqe ju pëlqen gjithçka që ju thoni dhe bëni, ajo jua thotë, dhe ndonjëherë kjo gjë ju pëlqen juve. Është një lloj vlerësimi i bazuar në dashuri. Kjo zili është e shëndetshme, ndaj mbajeni fort atë person.

Zili e pakënaqur

Për një mik tjetër, apo edhe për të njëjtin si më parë, papritmas ajo që ju thoni / bëni është e padepërtueshme: ju vetëm duhet të thoni diçka dhe ajo thotë ndryshe. Personi ziliqar shmang konfrontimin, duke thënë se ajo që ju bëni "nuk është me të vërtetë në preferencat e saj". Në përgjithësi, zilia e pakënaqur është e padëmshme. Nëse e vlerësoni personin, ju mund të mbani shoqëri për të ndarë idetë.

Zilia digjitale

Ajo e atyre që ju shikojnë çdo status dhe postim por kurrë nuk ju komentojnë, madje as nuk ju shkruajnë, edhe nëse e dinë se në çfarë ore dhe vendi jeni zgjuar në 3 vitet e fundit.

Zilia parandaluese

Kjo nuk është e padëmshme, sepse ajo përfshin sabotim të ëndrrave, e cila shpesh është edhe më e keqe se sabotimi aktual. Është një shoqe që nuk dëshiron që ti të bësh diçka, sepse ajo nuk e ka bërë atë (ose ende) nuk do ta bëjë atë. Mos u marto para meje. Mos bëj fëmijë para meje. Tani, siç mund të nxirret nga fakti se dikush ka zili një fantazi dhe jo realitet, kjo është zili patologjike, nuk bazohet në një krahasim real, por në një çekuilibër hipotetik në të ardhmen. E vërteta? Ajo zili është tashmë e pranishme, dhe në një farë mënyre, punon për të sabotuar dëshirat tuaja më të thella. 

Ziliqarët përndjekës

Është e kundërta e asaj parandaluese, domethënë arrin deri në një shpërthim të mundshëm që shkon deri në zënkë. Zilia ka qenë aty gjithmonë, por ju nuk e keni kuptuar. Kjo është një zili e dëmshme që me kalimin e kohës mund të kuptoni se keni humbur kohën tuaj me atë person.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy