Çipi: Shkatërrimi i BE do ishte lajm pozitiv për popujt. Nëse Kennedy fiton Presidencën në SHBA e vrasin!

Çipi: Shkatërrimi i BE do ishte lajm pozitiv për popujt. Nëse Kennedy fiton Presidencën në SHBA e vrasin!

Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnautistan” se shkatërrimi i BE do ishte lajmi më pozitiv që do të merrnin popujt.

Ai u shpreh se Italia duhet të kishte filluar me kohë përpjekjet për të dalë nga BE, pasi skenari për këtë shtet është i frikshëm.

Italia duhet të kishte filluar me kohë përpjekjet për të dalë nga BE, sepse skenari i BE për Italinë është i frikshëm. Do ishte zhvillim dramatik, por shumë pozitiv. Shkatërrimi i BE do ishte lajmi më pozitiv që do marrin popujt për vitet që do të vijnë. BE i thotë Italisë që të gjitha shtëpitë duhet t’i keni green. Çdo familje duhet të paguajë 50 mijë euro për të përshtatur shtëpinë. Para disa vitesh u thanë që do vendosni kaldaja me gaz natyror, tani u thonë do t’i hiqni. U thonë duhet të vendosni në çdo shishe vere, që vera dëmton shëndetin. Një gjë e mirë që ka bërë Meloni është që ka ndaluar mishin sintetik, por mjelli i buburrecave nuk ndalohet dot. Ti duhet të më mbrosh që këto s’do futen më në produkte të ambalazhuara. Arsyeja kryesore është për të mbrojtur klimën!”

Çipi tha se nëse Robert F. Kennedy fiton Presidencën në SHBA vë bast se ai mund të vritet. 

Çipi shtoi se ai gjen shumë mbështetje në kampin e djathtë pasi ka qenë kundër lockdown-it dhe kundër vaksinës anti-Covid.

Regjisori tha se shpreson dhe beson që Presidenti Joe Biden do t’i humbasë zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy