Koreja e Veriut: Shumë pranë luftës bërthamore për shkak të manovrave ushtarake të SHBA

Koreja e Veriut: Shumë pranë luftës bërthamore për shkak të manovrave ushtarake të SHBA

Stërvitjet e vazhdueshme ushtarake të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut e shtyjnë rajonin në prag të luftës bërthamore.

Kështu shkruan agjencia koreano-veriore KCNA në një koment të një analisti të sigurisë ndërkombëtare, Choe Ju Hyon, i cili kundërshton manovrat dhe i konsideron si një “faktor nxitës për ta çuar situatën në gadishullin korean në pikën e shpërthimit”.

Histeria e pamatur e konfrontimit ushtarak të SHBA-së dhe ndjekësve të saj kundër Koresë së Veriut po e çon situatën në gadishullin korean drejt një katastrofe të pakthyeshme”, thuhet në artikullin e publikuar nga Pheniani, i cili vazhdon të ushqejë frikën e komunitetit ndërkombëtar me testet e tij raketore.

Në këtë kuadër po zhvillohen edhe stërvitjet ushtarake amerikane me aleatin e saj Korenë e Jugut.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Seulit, të mërkurën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një bombardues strategjik B-52H në rajon për stërvitje ajrore.

Forcat detare amerikane së fundmi janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta detare me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy