Zjarri djeg fshatin afër Kavajës, nënkryetari i bashkisë: Gjendja është kritike, na ndihmoni!

Zjarri djeg fshatin afër Kavajës, nënkryetari i bashkisë: Gjendja është kritike, na ndihmoni!

Flakët kanë përfshirë sot pyjet e fshatit Çikallesh, ne Kavaje duke djegur dhjetëra hektarë toke.

Në një lidhje telefonike për "News24", nënkryetari i Bashkisë Kavajë Përparim Çaça bën apel për ndihmë pasi siç thotë ai gjendja është kritike. 

“Bëj apel për ndihmë, gjendja është kritike. Janë djegur 60 hektarë sipërfaqe me pisha. Na ka ardhur në ndihmë edhe ushtria, por ndërhyrja është e pamundur në rrugë tokësore. Nevojitet ndërhyrje me helikopter për të shuar flakët. I kemi bërë kërkesë për ndihmë Emergjencave Civile”, tha Çaça.

Shqipëria po përballet këto ditë të nxehta edhe me zjarre të shumta në të gjithë vendin për shuarjen e të cilëve po merr ndihmë edhe nga Greqia e Italia. Sipas emergjencave civile në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë 14 vatra zjarri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy