Covid/ 841 raste të reja, 6 vdekje

Covid/ 841 raste të reja, 6 vdekje

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 841 raste të reja me Covid-19. Gjatë kësaj kohe janë shënuar 6 humbje jete.

Rastet e reja janë:

342 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastër, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnje, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë, nga 9 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Patos, Delvinë, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Himarë, Vorë, Kurbin, Kukës, 6 në Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Roskovec, Pukë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Korçë, Peqin, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Kolonjë, Devoll, Selenicë, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Mirditë, Shijak, Mat, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Maliq, Dibër, Tropojë.

Në të gjithë vendin janë 11 894 pacientë aktivë me COVID19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç.

Janë shëruar 1547 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy