Një tjetër tërmet ka goditur Italinë. Lëkundja me magnitudë 6.5 ballë e shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në Norcia, Preci, Castelsantangelo, Nera dhe Visso.
Nuk raportohet për viktima, por dëmet material janë të shumta. Lëkundja e parë, më e forta, është pasuar edhe nga lëkundje të tjera. Dy tërmete të të tjera me magnitudë 4.6 ballë në orën 07.44 dhe 4.1 ballë në orën 08.00, shkaktuan pani te njerëzit, të cilët kanë dalë të gjithë në rrugë.
Bazilika e San Benedetto dhe katedralja Santa Maria në Norcia, u shembën. Lëkundjet u ndien edhe në Romë, Firenze, Perugia, Macerata, Veneto, Abruzzo dhe Molise.



