Trump: Kam rënë dakord për debatin televiziv me Harris, rregullat do të jenë si me Biden në CNN

Trump: Kam rënë dakord për debatin televiziv me Harris, rregullat do të jenë si me Biden në CNN

Donald Trump njoftoi në Truth se kishte rënë dakord për kushtet e debatit që do të zhvillojë me Kamala Harris në 10 shtator në ABC.

Rregullat do të jenë të njëjta si në debatin e fundit që u zhvillua në CNN mes tij dhe Joe Biden.

Mikrofoni do të fiket kur kandidati tjetër flet. Debati do të zhvillohet në këmbë dhe pa shënime.

Kam arritur një marrëveshje me demokratët e së majtës radikale për një debat me Kamala Harris.

Do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC Fake News, deri tani rrjeti më i keq dhe më i padrejtë në biznes, të martën, më 10 shtator në Filadelfia, Pensilvani.

Rregullat do të jenë të njëjta me debatin e fundit të CNN, i cili dukej se funksionoi mirë për të gjithë, përveç, ndoshta, të korruptuarit Joe Biden.

Debati -do të jetë në këmbë dhe kandidatët nuk do të mund të sjellin shënime apo fletë përmbledhëse. Kemi marrë edhe garanci nga ABC se ky do të jetë një debat 'i drejtë dhe i barabartë' dhe se asnjëra palë nuk do të ketë pyetje paraprakisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy