Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar gjatë kësaj pasditeje në zonën pyjore afërsi të Kishës së Laçit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre zjarrëfikëse dhe 40 forca të ushtrisë po punojnë për shuarjen e flakëve.
Për shuarjen e zjarrit po asiston dhe një helikopter i VIVA-s nga ajri pas kërkesës së marrë nga Emergjencat Civile.
Në operacion janë angazhuar dhe banorë të zonës me mjete rrethanore
Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të flakëve, nga të cilat rrezikon kisha e Shën Ndout, linja e interkonjeksionit dhe disa banesa.



