
Peng i militantëve islamikë për gjashtë vjet, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, ish-shefi i zyrës së Bejrutit të agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press, Terry Anderson.
Anderson vdiq në shtëpinë e tij në Greenwood Lake në veri të Nju Jorkut pas komplikimeve pas operacionit në zemër, raportoi AP, duke cituar vajzën e tij Sulome.
Ai u mbajt peng nga Xhihadi Islamik në Liban nga viti 1985 deri në vitin 1991.
Një ish-marins, i rrëmbyer pas një ndeshje tenisi, ai ishte bërë një nga simbolet e rreziqeve me të cilat përballeshin gazetarët dhe qytetarët e tjerë perëndimorë në Liban.
Pas lirimit ai shkroi kujtimet e tij “Gropa e luanëve”, një bestseller që tregon kronikën e burgimit të tij.
Anderson punoi për AP në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoni dhe Afrikën e Jugut përpara se të transferohej në Liban në 1982 për të mbuluar pushtimin izraelit. Ai mbeti atje ndërsa vendi u zhyt në kaos.



