Sulmi në klubin Pulse, 50 të vrarë, zyrtarisht sulmi më i përgjakshëm me armë zjarri në SHBA

Sulmi në klubin Pulse, 50 të vrarë, zyrtarisht sulmi më i përgjakshëm me armë zjarri në SHBA

Pa marrë parasysh 11 Shtatorin, i përbërë nga akte kamikaze në shkallë të gjërë, sulmi me armë zjarri në qytetin e Orlandos (Florida) në SHBA i pak orëve më parë ka hyrë tragjikisht në historinë amerikane. 50 të vrarë dhe 53 të plagosur është ky bilanci më i lartë i vrasjeve masive me armë zjarri i ndodhur si kurrë më parë brenda territorit të  Shteteve të Bashkuara. Autoritetet zbulojnë identitetin e vrasësit. FBI: Një sulm mes terrorizmit dhe homofobisë.

 

Omar Mateen, i datëlindjes 86, shtetas amerikan por me arigjinë afgane hyri i armatosur në një klub nate (Pulse), kryesisht i vizituar nga homoseksualë, në qytetin e Orlandos edhe hapi zjarr me një armë automatike duke vrarë 50 persona dhe duke plagosur 53 të tjerë. Ndërkohë që në këto orët e fundit e gjithë vëmendja e mediave është në Orlando, mësohet se ky është zyrtarish sulmi me armë zjarri me bilancin më tragjik në të gjithë historinë amerikane.

 

Nga ana e tyre autoritetet e policisë bëjnë me dije se agresori, i paisur me një pistoletë, një pushkë automatike dhe me një brez të pajisur me bombë, është vrarë gjatë aksionit për lirimin e një sër pengjesh që mbaheshin ende brenda. Sipas FBI ende nuk mund të përcaktohet në kemi të bëjmë me një sulm terrorist me sfond islamik apo me një akt të pajustifikuar homofobie. Por ka dyshime se ky ishte një sulm i koordinuar pasi në Santa Monica është arrestuar një person i cili udhëtonte drejt paradës gay të Los Angeles-it me një arsenal të tërë armësh në makinë (armë zjarri dhe bomba).

 

Vetëm pak pas sulmit nuk vonoi edhe marrja e përgjegjësisë nga eksponentët e ISIS. Këta të fundit postuan fotot e Mateen, duke e cilësuar si “një luftëtar” dhe sulmin si “dhuratë për Muajin e Ramazanit”.  Familjarët e agresorit hedhin poshtë këtë version dhe kanë deklaruar për mediat se Mateen, lindur e rritur në SHBA, nuk ushqente asnjë lloj ndjenje radikale me baza fetare. Madje ish – gruaja e Mateen e cilësonte këtë të fundit si person “jo fetar”.

 

Pa pritur versionin përfundimtar apo motivin e këtij sulmi, Presidenti amerikan Barack Obama u prononcua në një deklaratë për shtyp të jashtëzakonshme duke dënuar sulmin por nga ana tjetër duke vënë para përgjegjësisë “lirinë” dhe shpërndajrjen e pakontrolluar të armëve të zjarrit në SHBA. Gjithashtu mësohet se Mateen punonte si roje sigurie private dhe ishte i pajisur edhe me leje për armëmbajtje.

 

Më poshtë video nga përplasja e armatosur e agresorit me policinë jashtë klubit të natës Pulse

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy