Irlanda gjobit WhatsApp me 225 milionë euro

Irlanda gjobit WhatsApp me 225 milionë euro

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) ka gjobitur WhatsApp me 225 milionë euro për shkeljen e rregullave të BE-së për privatësinë e përdoruesit.

Autoriteti tha se WhatsApp Ireland nuk kishte arritur të siguronte informacionin e nevojshëm për mbrojtjen e të dhënave për përdoruesit.

Kjo është gjoba më e madhe e lëshuar ndonjëherë nga DPC dhe e dyta më e madhe e vendosur ndaj një organizate sipas ligjeve të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Platforma e mesazheve në pronësi të Facebook u citua gjithashtu për dështimin në përmbushjen e "detyrimeve të saj të transparencës".

Gjoba fillestare e dhënë WhatsApp u rrit nga Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave për shkak të "një numri faktorësh", shtoi DPC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy