Shifra alarmante të koronavirusit po raportohen nga dita në ditë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas autoriteteve shëndetësore atje në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 1.275 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 36.372. Shqetësues është fakti se kjo shifër është raportuar vetëm nga 3.331 teste, me një mesatere prej një rasti në tre teste.
Shkupi në 24 orët e fundit kryeson me rastet, me 519, Tetova me 85, Kumanova me 70 dhe Gostivari me 55. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 502 persona. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, viktima më e re një 31-vjeçar nga Struga.



