38 ditë kundër qeverisë/ Andoni: Protesta duhet kthyer në lëvizje, të ketë piketa dhe vizion të qartë për ndryshim (VIDEO)

38 ditë kundër qeverisë/ Andoni: Protesta duhet kthyer në lëvizje, të ketë piketa dhe vizion të qartë për ndryshim (VIDEO)

Sot shënohet dita e 38-të e protestës kundër qeverisë. 

 

Duke analizuar ecurinë e saj dhe perspektivën në vijim, analisti Ben Andoni u shpreh në edicionin e lajmeve në MCN tv se protesta ka arritur të rikthejë besimin e qytetarëve se mund të ngrenë zërin, por tashmë duhet të evoluojë në një lëvizje të mirëorganizuar.

 

Sipas Andonit, një nga arritjet kryesore të protestës është se u ka dhënë qytetarëve besimin për të protestuar dhe për të artikuluar problemet e tyre.

 

Kjo protestë ka prodhuar të paktën atë që u mungonte shqiptarëve: besimin se mund të protestojnë dhe të shprehin shqetësimet e tyre.

 

Ne fakt kërkesat në këtë protestë nuk duhet të kufizohet vetëm te premtimet për rritje pagash apo pensionesh, por duhet të fokusohet te modeli ekonomik që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm.

 

Është e lehtë të flasësh për rritje pagash apo pensionesh, por pa një model të mirë ekonomik është e pamundur t'i shërbesh vendit. 

Duhet të mendojmë për një ekonomi ku qytetarët të ndihen të vlerësuar në vendin e tyre dhe jo për një model që vetëm shfrytëzon burimet e vendit. 

 

Qeveria aktuale e Ramës është e korruptuar, por ndryshimi duhet të vijë përmes një alternative të qartë dhe jo thjesht përmes zëvendësimit të një pushteti me një tjetër.

 

 

Sipas Andonit, sfida kryesore është që protesta të shndërrohet në një lëvizje qytetare me objektiva të mirëpërcaktuara.

 

Ajo që më bën përshtypje është se protesta duhet të kthehet në lëvizje. 

 

Mes protestës dhe lëvizjes ka një ndryshim të madh. 

Protesta përfundon dhe njerëzit kthehen në shtëpi, ndërsa një lëvizje është e vazhdueshme, ka piketa të qarta, objektiva dhe një vizion për mënyrën se si realizohet ndryshimi. 

 

Nuk jam për revolucion, sepse historia ka treguar se revolucionet shpesh kanë sjellë shkatërrim. 

 

Ndryshimi duhet të vijë përmes institucioneve dhe një vizioni të qartë, jo duke zëvendësuar një pushtet me një tjetër pa ndryshuar mënyrën e qeverisjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy