Vrasja në Shkodër/ Dëshmojnë personi që shoqëronte viktimën dhe kamarieri, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Vrasja në Shkodër/ Dëshmojnë personi që shoqëronte viktimën dhe kamarieri, sekuestrohen kamerat e sigurisë

MCN ka zbardhur të tjera detaje mbi Nazmi Bandula-n, 55-vjeçarin i cili mëngjesin e sotëm u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër.

Gazetarja Bendis Druni bën me dije se viktima ka qenë duke konsumuar kafe në një lokal lagjeje, pranë banesës së tij. Ai është qëlluar me automatik nga një makinë tip “Benz” ngjyrë e bardhë.

Bandula ka qenë në kafe me një tjetër person, i cili fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave, bashkë me kamarierin. Personi që shoqëronte viktimën dhe kamarieri po dëshmojnë në Polici lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Blutë” po ashtu kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm. Kujtojmë që Bandula është një emër i njohur për policinë.

Në vitin 2020 viktimës iu vendos një sasi tritoli në makinë, por ai shpëtoi pa lëndime. Gjithashtu Bandula ka qenë i proceduar për një konflikt me vëllanë, mësohet se ka një të shkuar që lidhet me prostitucionin dhe është akuzuar për vrasje. Konfliktet e mëhershme të viktimës mund të kenë çuar në ekzekutimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy