
Opozita konservative e Greqisë planifikon të ngrejë një padi ndaj ministrit të Shëndetësisë Pavlos Polakis, të cilin e akuzojnë se ka turpëruar një tetraplegjik, Stelios Kympouropoulos kandidatin për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Partia e Demokracisë së Re e akuzon deputetin, kirurgun 53-vjeçar se ka fyer kandidatin e saj, duke thënë se ka përdorur favore të ligjit për të gjetur një punë në sektorin e shëndetësisë.
Polakis mohon të ketë fyer Kympouropoulos dhe thotë se fjalët e tij janë shtrembëruar.
Kjo lëvizje mund të nxisë kryeminstrin Aleksis Cipras të thërrasë një votëbesim, disa javë para votimit në BE dhe zgjedhjeve lokale më 26 maj. /Marrë me shkurtime sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/



