Hoxha: Bashkë me italianin arrestohet në Shqipëri edhe bashkëpunëtori shqiptar. Përveç trafikut të kokainës, janë dhënë urdhra për vrasje në Itali  

Hoxha: Bashkë me italianin arrestohet në Shqipëri edhe bashkëpunëtori shqiptar. Përveç trafikut të kokainës, janë dhënë urdhra për vrasje në Itali  

Fakti se sa po vepron mafia italiane në Shqipëri qoftë duke u fshehur apo dhënë urdhra nga Shqipëria për në Itali, për gazetarin Artan Hoxha, tregonn se bëhet fjalë për narkotrafikant të lidhur me familjet më të mëdha të trafikantëve në Itali.

Në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në MCN tv, Hoxha tha se bashkë me italianin është arrestuar në Shqipëri edhe bashkëpunëtori shqiptar. Përveç trafikut të kokainës, sipas Hoxhës janë dhënë urdhra për vrasje në Itali.   

Rasti i fundit bëhet fjalë për një narkotrafikant që mori rendësi për shkak që kishte kontakte për trafikun e kokainës që vinte nga Amrika Latine. Dhe ky u bë një  ndërlidhës për familjet e Gamorras në Napoli poashtu dhe për familjet Ndragetës në Kalabri.

Autoritet italiane kishin identifikuar në Shqipëri tre personazhe të dyshimtë por mesa duket diçka kane ndodhur që ne ditën e fundit nuk kanë arritur të kapin dy prej tyre dhe kanë kapur njërin dhe bashkë me të është kapur edhe bashkëpunëtori shqiptar.

Emri i personit bashkëpunëtor shqiptar është dhënë. Italianit nuk i është dhënë dhe u ka rezultuar se gjatë hetimeve, nga Shqipëria janë dhënë urdhra për të bërë vrasje në Italinë e Jugut, dhe ata i kushtuan rendësi këtij personi për të parandaluar dhënien e urdhrave për vrasjet përveç trafikut të kokainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy