Bie lindshmëria në Francë, më pak se 700 mijë foshnja të lindura në 2023

Bie lindshmëria në Francë, më pak se 700 mijë foshnja të lindura në 2023

Më pak se 700,000 fëmijë do të lindin në Francë në vitin 2023, një rekord negativ lindjesh që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore: këtë e bën të ditur sot INSEE, instituti kombëtar i statistikave të Francës.

Sipas të dhënave të publikuara sot, në 1 janar 2024, Franca kishte 68.4 milionë banorë, një rritje prej 0.3% krahasuar me vitin e kaluar.

Sa i përket shkallës së lindjeve, ajo është ulur me 6.6%, me vetëm 678,000 lindje në 2023: niveli më i ulët që nga viti 1946.

Prej vitesh, një vend në krye të Europës për sa i përket lindjeve, Franca tashmë ka vuajtur prej disa kohësh nga një rënie e theksuar e lindjeve.

Fenomeni, i prekshëm pavarësisht stimujve të shumtë shtetërorë për familjet dhe natalitetin, prek të gjitha qarqet e vendit.

Tashmë në vitin 2022 kanë lindur 726 mijë fëmijë, 2,2% më pak se në 2021 dhe 13% më pak se në vitin 2010, viti i fundit i lindjeve të forta përpara fillimit të kurbës rënëse.

Rënia është më shumë se 20% krahasuar me vitin 1971, vit në të cilin pati një kulm të lindjeve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy