Popullsia e Koresë së Jugut, së shpejti mund të bëhet më e re me një vit. Për qeverinë e re të Seulit, numërimi i viteve të njerëzve me metodën tradicionale të Koresë së Jugut ka “një kosto të panevojshme sociale dhe ekonomike” dhe duhet shfuqizuar.
Prandaj, shumë koreanë së shpejti mund të rinohen me një vit, pasi sipas numërimit të tyre, ata janë një vjeç qysh në lindje.
Qëllimi është që të përshtaten me komunitetin ndërkombëtar dhe të krijojnë më pak konfuzion në popullatën e cila aktualisht ka tre mënyra të ndryshme për të numëruar moshën e tyre.
Ka një arsye pse çështja ka arritur në qeverinë e Koresë së Jugut. Metodat e ndryshme të numërimit të moshave ngritën probleme serioze gjatë fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit, kur popullsia u nda në grupmosha. Konfuzioni që ka lindur mes popullatës se kujt i takonte apo jo vaksina anti-covid, bëri që qeveria të ndryshojë llojin e numërimit.
Në fakt, në Korenë e Jugut ekzistojnë tre metoda numërimi. Zyrtarisht, vendi ka përdorur sistemin ndërkombëtar të numërimit që nga viti 1962, kështu që përdor datën e lindjes së një personi në shumicën e procedurave ligjore.
Megjithatë, vendi ka edhe një mënyrë tjetër zyrtare të numërimit të moshës, në fillim të janarit pas lindjes së tyre, fëmijët janë automatikisht 1 vjeç.
Për shembull, një foshnjë e lindur në dhjetor 2020 do të llogaritej si dy vjeç në janar 2022, edhe pse ai duhet të kishte mbushur dy vjeç në fund të vitit, raporton Bbc.
Kjo metodë përdoret edhe nga ligji për shërbimin ushtarak dhe ligji që rregullon veprat penale të dhunës seksuale.
Së fundi, ekziston “mosha koreane”, e cila përdoret nga të gjithë në shoqëri: të gjithë janë automatikisht një vjeç në lindje dhe bëhen një vit më të medhenj në ditën e Vitit të Ri, pavarësisht nga data e lindjes.
Vendimi për të aplikuar një metodë të vetme numërimi mund të zhdukë të gjithë konfuzionin që krijohet. Sepse sipas metodës së përdorur, një person mund të humbasë ose fitojë dy vjet në varësi të llojit të numërimit të përdorur.



