Komentet në rrjetet sociale/ Gjalpi: Mërzitem vetëm te pjesa e familjes dhe privatësisë

Komentet në rrjetet sociale/ Gjalpi: Mërzitem vetëm te pjesa e familjes dhe privatësisë

Ish-konkurrentja e Big Brother Genta Gjalpi duke folur në emisionin “Stay Tuned” në MCN TV tha se komentet e vetme në rrjetet sociale që e shqetësojnë janë ato që lidhen me familjen apo që cenojnë privatësinë.

Kur komenti është për pamje, fizik, veshje, s’më intereson. Te familja mërzitem. Zakonisht janë të shëmtuara. Të them që s’ma ndjen s’e them dot se sa do prekem. Nga mënyra e të shprehur kam konstatuar edhe të njohur.

Kur më kanë uruar vdekjen më është dukur diçka jashtë normales, por s’më bën përshtypje më. Një ditë u ndjeva keq që më kishin bërë një video në palestër duke u ndërruar. Kur të hyjnë më shumë se duhet në privatësi ndihesh e lënduar”.

Ndërsa iu kërkua një mesazh për të rinjtë ish-konkurrentja e Big Brother tha se ata duhet të jenë më aktivë në jetën reale se sa në rrjetet sociale, si dhe duhet të punojnë dhe t’ia dalin vetë në jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy