Maradona nuk i fsheh bindjet politike, shfaqet në mitingun përmbyllës të Maduros

Maradona nuk i fsheh bindjet politike, shfaqet në mitingun përmbyllës të Maduros

Diego Armando Maradona ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës elektorale Nicolas Maduro, i cili kandidon për t’u rizgjedhur president i Venezuelës.

Me pantallona të shkurtra blu, bluzë gri dhe një kapele me ngjyrat e Venezuelës, ish-futbollisti u ngjit në skenën e mitingut, ku shpalosi flamurin kombëtar i përshëndetur nga turma.

Maradona nuk i ka fshehur kurrë pikëpamjet e tij politike. Muajin e kaluar, pas burgosjes së ish-presidentit të Brazilit, Lula da Silva, ai i ka thënë shtypit argjentinas se “po jetojmë në kohë të rrezikshme.

Argentina e Paraguay janë mashtruar, tashmë duan të mashtrojnë edhe Kubën dhe të ndryshojnë Venezuelën”. Ai qe shprehur se kishte folur me Maduron dhe ishte i sigurt se “do t’i shkojë mirë” sepse gjërat duken optimiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy