
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, prezantoi 7 kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin për primaret lidhur me kandidatët që garojnë për bashkinë Tiranë.
Vokshi deklaroi se për Tiranën, në orët e vona të ditës së mbrëmshme janë marrë dokumentacionet nga 16 degët e Tiranës dhe sot KOKE ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e ardhur nga 16 degët e Tiranës.
Emrat e personave që janë vetëkandiduar nga 16 degët për bashkinë Tiranë dhe që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës. Emrat janë në renditje alfabetike:
1. Adriana Kalaja
2. Belind Këlliçi
3. Enkelejda Fejzo
4. Fatmir Merkoçi
5. Gerti Bogdani
6. Ilir Alimehmeti
7. Julian Deda
Në bazë të nenit 12 të statutit të PD, i kalojnë për shqyrtim dhe për vendimmarrje Kryesisë së PD, e cila do të mblidhet në ditët në vijim.
KOKOE do të mblidhet përsëri sot për të marrë në shqyrtim dokumentacionin e ardhur dhe nga degët e tjera, apo për të marrë në shqyrtim disa kërkesa që i janë adresuar në emër të KOKOE për shtyrje afati në degë të caktuara.



