Psikologia Edlira Dyrmishaj rrëfeu në emisionin “Arnautistan” në MCN TV si vendosi në moshën 16-vjeçare të mbulohej me shami.
Ajo tha se filloi të falej fshehurazi sepse i vinte turp nga prindërit, por më vonë edhe ata u kthyen në besimtarë.
Po të dua, mund ta heq sa të dalë nga studioja shaminë. Një grua besimtare që vendos shami e bën si adhurim për Zotin. Unë e kam vendosur në moshën 16-vjeçare. Vendimet e mëdha në atë moshë i marrim. Kur kam filluar hapat e para ndaj Islamit, kisha një dashuri të madhe për atë që lexoja në libra, fillova të falem fshehurazi në shtëpinë time, kisha turp nga prindërit. Prindërit atë kohë nuk ishin myslimanë, sot janë. Janë bërë prej meje. Më takon shumë të takoj në praktikën klinike që kanë një zgjedhje tjetër nga familjarët. Është e drejta e tij. Secili ka një raport intim me Zotin”.



