Në 24 orët e fundit regjistrohen 6 viktima dhe 185 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit regjistrohen 6 viktima dhe 185 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar 185 raste të reja me koronavirus.

Personat që e kanë humbur betejën me Covid-19 janë një qytetar nga Tirana, një qytetar nga Peqini, një qytetare nga Lezha, një qytetar nga Fieri, një qytetar nga Kruja, dhe një qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy