Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka pranuar gabimet e bëra gjatë periudhër kur qeveriste Partia Demokratike duke u shprehur se ai dhe partia e tij kanë reflektuar dhe do të dalin kokëulur përpara shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike që drejtohet nga FRPD-ja Basha tha se tashmë ai do të kërkojë votën për të sjellë qytetarin shqiptarë në pushtet.



