
Pasi qeveria e kryeministrit Krivokapiç nuk arriti të siguronte besimin e Parlamentit, në Malin e Zi vijojnë bisedimet për qeverinë e re. Dritan Abazoviç i Lëvizjes Ura shihet si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e qeverisë së pakicës. Në një lidhje Skype me MCN TV, Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternativa Shqiptare dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Tuzit, tha se pritet që presidenti t’i dorëzojë mandatin qeverisës Abazoviçit.
Besoj që po. Pas rrëzimit të qeverisë dhe shkarkimit të kreut të Parlamentit, Abazoviç ka nisur bisedimet dhe shumë shpejt besoj që presidenti do t’i japë mandatin Abazoviçit.
Në këtë qeveri do të jenë partitë e pakicave. Janë parti properëndimore. Besojmë që do të hidhen hapa të sigurtë drejt Unionit Europian. Në këtë 1 vit e gjysmë, të gjithë kemi mësuar shumë.



