Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim pritet të rritë përfaqësimin e saj në nivelin e lartë të qeverisjes qendrore. Nesër pritet që PDIU-ja të marrë edhe një post zëvendësministri.
Vjollca Braho pritet të emërohet zv.ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, raporton “BW”.
Braho pritet të largohet nga posti i drejtoreshës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të marrë postin e zëvendësministres së Mirëqenies Sociale.
Braho është aktualisht edhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.



