Sulmet amerikane shkatërruan vetëm një nga tre lokacionet bërthamore iraniane

Sulmet amerikane shkatërruan vetëm një nga tre lokacionet bërthamore iraniane

Një nga tre lokacionet e pasurimit bërthamor në Iran, të goditura nga Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar, është shkatërruar. Por dy të tjerat nuk janë dëmtuar dukshëm por mund të jenë degraduar vetëm deri në një pikë ku pasurimi bërthamor mund të rifillojë në disa muajt e ardhshëm nëse Irani dëshiron. Konkluzionet dalin nga një analizë që vetë SHBA ka bërë ditët e fundit për shkatërrimin e shkaktuar nga operacioni ushtarak. Detaje të kësaj analize janë bërë të ditura për NBC Neës nga pesë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë.

Analiza është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të përcaktuar statusin e programit bërthamor të Iranit që nga goditja e objekteve. Ajo iu bë e ditur disa ligjvënësve amerikanë, zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe vendeve aleate ditët e fundit.

NBC Neës ka mësuar gjithashtu se Komanda Qendrore e SHBA-së kishte zhvilluar një plan shumë më gjithëpërfshirës për të goditur Iranin, që do të kishte përfshirë goditjen e tre lokacioneve shtesë në një operacion që do të kishte zgjatur disa javë në vend të një nate të vetme.

Presidenti Donald Trump u informua për atë plan, por ai u refuzua sepse ishte në kundërshtim me instinktet e tij të politikës së jashtme për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga konfliktet jashtë vendit, pa u thelluar në to, si dhe për mundësinë e një numri të madh viktimash nga të dyja palët.

"Ne ishim të gatshëm të shkonim deri në fund në opsionet tona, por presidenti nuk donte," tha një nga burimet me njohuri për planin.

Në një fjalim në orët pas tyre, Trump i quajti sulmet amerikane "një sukses spektakolar ushtarak" dhe shtoi se, "objektet kryesore të pasurimit të Iranit janë zhdukur plotësisht dhe tërësisht".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy