Ekonomistja Driada Sopi është e pasionuar pas akullit, pasi zhytet në ujë me akull në temperatura deri në -13 gradë celcius.
Ajo rrëfeu për emisionin “Zgjohu me MCN” se e pëlqen jetën e shëndetshme dhe se përdorimi i një praktike të tillë, e bën të ndihet më mirë.
Ka filluar para dy vitesh dhe gradualisht vazhdoi me uljen e temperaturave të ujit. Unë e pëlqej jetën e shëndetshme, mirëqenien fizike dhe mendore dhe kjo ka qenë pikënisja kur kam nisur me këto praktika. Kam lexuar për rezistencën ndaj akullit dhe për benefitet që mund të marrim me këtë gjë.
Nuk e kam diskutuar me njeri, kam filluar vetë. Për herë të parë jam zhytur në temperaturë 12 gradë dhe më dukej shumë ftohtë, ndërsa tani kur zhytem në atë temperaturë më duket normale. Një prej benefiteve kryesore është forcimi mental, se kur e përfundon si sfidë, nuk e besoja që trupi dhe mendja mund të bëjë një gjë të tillë.
Forcohet imuniteti, madje unë nuk e mbaj mend se kur kam qenë me grip për herë të fundit. Kam pasur një gjumë më të mirë. Rritet dopamina pas zhytjes në ujë. Qëndroj 2 minuta, nuk e mundoj veten shumë.
Kam filluar dy vite me ujë të ftohtë, 30-40 sekonda, e kam praktikuar për dy muaj dhe më pas kam nisur praktikën e zhytjes. Ulja e temperaturës së ujit është bërë gradualisht. Temperatura më e ulët ku jam zhytur ka qenë -13 gradë.
Për të marrë përfitimet, temperatura e ujit duhet të jetë nën 15 gradë. Pasi dal nga uji i ftohtë kam një të nxehtë të madh dhe energji të paparë. Kam blerë një frigorifer si banak, e ngri, dhe e përdor në verë për t’u zhytur.



