Vodhi paratë e pacientit, Apeli liron nga burgu infermieren e spitalit “Covid-1”

Vodhi paratë e pacientit, Apeli liron nga burgu infermieren e spitalit “Covid-1”

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj infermieres Ronida Hysi, e akuzuar se vodhi paratë e një pacienti me Covid, i cili ka ndërruar jetë. Gjykata është shprehur në vendimin e saj, se shkak për marrjen e këtij vendimi është bërë fakti se e akuzuara, ka fëmije të mitur.

Për këtë, është vendosur edhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Kujtojmë që pak ditë më parë, policia dhe prokuroria njoftuan mbi akuzat e ngritura ndaj infermieres Ronida Hysi. Kjo e fundit akuzohet se i ka vjedhur në total 80 mijë lekë të reja pacientit të infektuar me Covid. Kur ky i fundit kishte ndërruar jetë në spitalin Covid-1, infermierja dyshohet se i kishte marrë paratë nga portofoli dhe kartën e bankës, nga ku tërhoqi para në tre episode të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy