
Ndotja klimatike në mbarë botën ka prekur dhe Shqipërinë. Marshimi për krizën globale të klimës “Të premtet për të ardhmen” erdhi në Tiranë. Shqipëria është në mesin e 160 vendeve të botës dhe mbi 2600 qyteteve, që bashkohen në mbrojtje të klimës. Të rinjtë shqiptarë, ndër ta dhe të huaj, me pankarta në duar “Shpëtoni të ardhmen tonë”, “Ne duam ndryshimin”, “Eco, jo ego”, “Mos i prekni pyjet”, “Vepro tani për klimën” etj, sollën mesazhin që qeveria të marrë në konsideratë shqetësimin global për rritjen e gazeve serë dhe të marrin masa urgjente për të ulur shkarkimet e CO2 në atmosferë. Marshimi botëror për klimën, mbahet nga 20 deri më 27 shtator.



