Komuna e Prishtinës me rregulla të reja: Kush nuk ka maskë dhe doreza nuk përfiton asnjë shërbim

Komuna e Prishtinës me rregulla të reja: Kush nuk ka maskë dhe doreza nuk përfiton asnjë shërbim

Komuna e Prishtinës në Kosovë ka njoftuar qytetarët e saj se nuk mund të përfitojnë asnjë shërbim nëse nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza.

Në njoftimin e bërë nga kryetari i saj, Shpend Ahmeti, në rrjete sociale, thuhet se kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit,

“Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid29, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës. Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Bashkë mund të tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë! =rriN’shpi =Prishtina”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës", shkruhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Poashtu kryetari i komunës së Prishtinë, ka urdhruar të gjitha dyqanet e shitjes e marketet që të caktojnë një person i cili do të merret me respektimin e distancës nga klientët, si dhe të bëhet dezifentimi it ë gjitha karrocave dhe shportave ushqimore.

“Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy