Paketa e qeverisë, Teliti: ‘Karamele’ elektorale. Rritja 4%, nuk mjafton për të mbuluar efektet e inflacionit (VIDEO)

Paketa e qeverisë, Teliti: ‘Karamele’ elektorale. Rritja 4%, nuk mjafton për të mbuluar efektet e inflacionit (VIDEO)

Këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ duke komentuar për paketën e ndihmës së ndërmarrë nga qeveria e cilësoi atë si një ‘karamele’ elektorale.

Ai tha se e përkthyer në shifra, kjo ndihmë shkon në 4% rritje për pensionistët në vitin 2023 dhe sipas tij kjo mbetet e pamjaftueshme sepse pritet që gjatë këtij viti çmimi i produkteve të shportës do të dyfishohet.

Është për tu vlerësuar fakti që ndërmerret një paketë, kemi përshëndetur sa herë që qeveria ka marrë hapin për paketa ndihme dhe e kemi kritikuar sa herë që ato paketa janë minimaliste. E përshëndesim ndërmarrjen e çdo pakete, por e kritikojmë kur ajo është në të tilla shifra se ato janë ‘karamele’ elektorale dhe kjo mund të thuhet nisur nga vlera e tyre. U dhanë justifikime për rritjen e çmimeve, vendet e tjera morën paketa më mbështetëse, u erdhën në ndihmë konsumatorëve, ndërsa këtu u kompensua vetëm një pjesë e vogël. Ajo që ju dha pensionistëve apo kategorive të tjera për të përballuar rritjene  cmimeve, kryeministri ka vendosur të japë 80 mijë lekë të vjetra për të ndihmuar dhe kjo ndihmë për vitin 2023 i bie 6700 lekë të vjetra çdo muaj, e thënë ndryshe është sikur të rrisësh 4% pensionin për vitin 2023. Pra ky kompensim s’ka për të ndodhur, pensionistët shqiptarë. Pra e përshëndesim ndërmarrjen e paketës, por ky kompensim është vetëm 4%.

Më tej ai shtoi se kjo ndihmë nuk mjafton për të mbuluar efektet e inflacionit, ndërsa sqaroi se arka e shtetit nga rritja e çmimeve grumbulloi 350 mln euro dhe u ktheu mbrapsht qytetarëve vetëm 85 mln euro.

Nëse themi se qeveria është përgjigjur në kohën e duhur atëherë qytetarët do të thonë se jemi të lumtur dhe nuk duam të ikim me gomone në Angli. Gjithkush e ka mirëpritur faktin e ndërmarrjes së kësaj karamele elektorale por ajo është e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet tona. Qeveria vetëm nga efekti i rritjes së çmimeve ka mbledhur në arkën e shtetit 350 mln euro nga konsumi dhe u ktheu mbrapsht qytetarëve nga kjo vetëm 85 mln euro, pra na është rikuperuar vetëm 25% e dëmit. Kjo për 2022, ndërsa sa i përket 2023, rritja e çmimit është dyshifror, ndërsa kjo rritje është 4%. Pra këtë vit kompensohet vetëm 4% edhe pse inflacioni do vazhdojë të rritet edhe këtë vit sepse kriza vazhdon. Kompensimi i parashikuar derri më sot është 4%, çdo rritje mbi këtë shifër është në kurriz të qytetarëve dhe shpërndarja e tyre do të vijojë deri në fund të shkurtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy