SPAK pushon hetimet për ish-kreun e KPP-së/ Zhabina: Shkak mungesa e provave, pasojat janë të mëdha (VIDEO)

SPAK pushon hetimet për ish-kreun e KPP-së/ Zhabina: Shkak mungesa e provave, pasojat janë të mëdha (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pushimin e çështjes ndaj Jonaid Myzyri, i cili më herët ishte marrë i pandehur për një procedurë prokurimi me vlerë rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra.

 

Sipas burimeve të procesit, Myzyri nuk do të përballet më me akuzat, pasi hetimet nuk kanë prodhuar prova të mjaftueshme për të çuar çështjen për gjykim.

 

Duke komentuar zhvillimin, gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh në studion e lajmeve në MCN TV se hetimi i SPAK është mbështetur kryesisht në dokumentacion zyrtar të institucioneve dhe se, sipas tij, përfundimi lidhet me mungesën e provave.

 

Besoj se hetimi i SPAK ka qenë i bazuar mbi dokumente që kanë qenë pjesë e zyrave, qoftë në KPP apo institucione të tjera që janë marrë me këtë tender, dhe mendoj se ka qenë i gjithë për shkak të mungesës së provave.

 

Ai shtoi se çështja ka prodhuar pasoja të konsiderueshme institucionale, përfshirë pezullimin nga detyra të drejtuesit të KPP në atë kohë, ndërsa theksoi se vendimi i sotëm për pushim të çështjes krijon pikëpyetje mbi mënyrën e nisjes së hetimit.

 

Ky është nga ato hetime që ka prodhuar pasoja, pasi është pezulluar nga detyra drejtuesi i KPP-së… ndërsa sot vendimi apo kërkesa për pushim nga SPAK ka një lloj heshtjeje.

 

 

Zhabina shtoi gjithashtu se ende nuk janë publikuar detaje të plota mbi arsyet ligjore të pushimit të çështjes, duke theksuar se dokumentet e vendimit do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse hetimi ka qenë i plotë apo i nisur në mënyrë të nxituar.

 

Sipas tij, Myzyri mund të ndjekë edhe rrugën ligjore për dëmshpërblim, nëse vendimi i pushimit konfirmohet zyrtarisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy