Ky është Oborri i Banesës së Shtetasit Benard Ndreca në Vaun e Dejës, qetësia dhe cicërimat e zogjve do të prisheshin mëngjesin e 11 Prill 2023.
Dora e Krimit e maskuar me doreza dhe fytyrë të mbuluar me kapele e kapuç, komandoi në distancë plasjen e një sasie tritoli e cila shkaktoi vetëm dëme materiale pa pasoja në njërës.
Kjo ngjarje e ndodhur në fillim javë dhe tre ditë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale shënon edhe incidentin e parë që me siguri do të regjistrohet në raportet e vëzhguesve ndërkombëtar.
Benard Ndreca është kreu i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vau Dejës, përfaqësues i grupit të rithemelimit.
FactCheck sjell pamjet se si dy të rinjtë, jo më shumë se sa 22-28 vjeçar kalojnë gardhin me lule të shtëpisë së Ndrecës, dhe pasi pikasin automjetin e tij tip Audi futen në veprim.
Ata shtrihen në tokë duke nisur montimin e lëndës plasëse e cila vendoset në pjesën e djathtë të automjetit nga ana pasagjerit dhe këto veprime nisin në ora 00:13 minuta të mëngjesit të së martës për të përfunduar më 00:19 minuta e 21 sekonda me largimin e tyre.
Teksa Ndreca dhe familja e tij ishin në gjumë, krimi JO. Ata pasi vendosën tritolin kanë qëndruar në pritje dhe zgjuar derisa i zoti i autoveturës këtë herë objektivi i tyre të vinte tek makina.
Nderca siç shihet në këto pamje kur ora shënon 05:34 minuta dhe 15 sekonda të mëngjesit dhe ishte zbardhur, afrohet pranë makinës. Me Laptopin në krah ai hap derën e pasme të pasagjerit vendos çantën dhe futet ndez makinën por pa u ulur.
Rikthehet sërish në banesë, dhe pas pak minutash shkon në makinë. Në këtë moment para tij del e ëma e cila ndoshta për ti hapur derën.
Pasi automjeti i Benard Ndrecës lëviz nga vendi, as 1 metër shpërthen sasia e tritolit dhe aty afrohet nëna e tij duke e thirrur Ndrec mor, pas një reje tymi dhe zhurme e cila dëmtoi makinën dhe hapi edhe jastëkët mbrojtës të makinës.
Cila ishte sasia e vendosur?
FactCheck ka mundur të mësojë se sasia ishte jo më tepër se 100 gram lëndë eksplozive (tritol).
A shpërtheu ajo me fitil zjarr përcjellës apo celularë e telekomanduar?
Nga ekzaminimi i provave materiale të grupit hetimorë në vendngjarje, shpërthimi rezulton se ka ndodhur pasi sasia e tritolit është rrëzuar nga automjeti dhe me një mekanizëm artizanal ende të paidentifikuar ajo është aktivizuar, kjo bazuar deklarimeve nga hetuesit.
Policia ka njoftuar zyrtarisht se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:10 minuta të mëngjesit të së martës, por cila është ora e saktë?
E teksa pamjet e kamerave të sigurisë shënojnë momente si ora 00:13 pas mesnate dhe 05:34 e mëngjesit, FactCheck ka mundur të mësojë se pajisja regjistruese e kamerave të sigurisë në banesën e Kreut të Rithemelimit janë 60 minuta pas.
Ora reale e vendosjes së tritolit është 01:13 dhe shpërthimi 06:34 e mëngjesit të 11 Prill 2023.
FactCheck ka mundur të mësojë se Ndeca e ka njoftuar policinë për shpërthimin e ndodhur afro 30 minuta pas ngjarjes, ndërsa Blutë e Shkodrës dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore nga Prokuroria tashmë kanë sekuestruar edhe DVR regjistruesin e pamjeve filmike.



